Much picture

Si e mbështesim bashkëpunimin kulturor?

Bashkëpunimi kulturor ndërmjet Norvegjisë dhe Shqipërisë, në larminë e tij, kontribuon në forcimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve tona. Përvoja e bashkëpunimit kulturor me Kroacinë është një shembull i mirë në këtë drejtim.  Gjatë viteve, një numër i madh profesionistësh norvegjezë të fushës së kulturës kanë vizituar Kroacinë dhe kanë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme kulturore.

Roli i Ambasadës është të mbështesë dhe të mundësojë iniciativa dhe veprimtari që kontribuojnë më tej në forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Norvegjisë dhe Shqipërisë.

Për të mbështetur   veprimtaritë që kontribuojnë në këtë qëllim, Ambasada ka në dispozicion një fond të dedikuar për projektet në fushën e kulturës.

Për t’u marr në konsideratë për mbështetje, projektet/veprimtaritë duhet të përmbushin një nga kriteret e mëposhtme:

  • të mundësojnë bashkëpunim dypalësh të qëndrueshëm – para së gjithash në nivel institucional
  • të rrisin praninë dhe shtrirjen e produkteve, veprimtarive ose profesionistëve norvegjezë të kulturës në Shqipëri.

 

Kur të dërgohet aplikimi?

Nëse keni një projekt ose ide interesante në fushën e kulturës, që përmban një “element norvegjez”, ju ftojmë të paraqisni aplikimin tuaj në kuadër të kësaj thirrjeje.

Ju inkurajojmë që projektet dhe veprimtaritë  tuaja t’i paraqisni përmes formularit të parashikuar për këtë qëllim dhe t’ia dorëzoni Ambasadës jo më  vonë se fundi i muajit tetor të vitit aktual, për vitin pasardhës. Në këtë mënyrë, aplikimi juaj mund të shqyrtohet për përfshirje në planin vjetor të punës dhe, sipas rastit, të planifikohen fondet përkatëse.

 

Si të paraqisni aplikimin?

 

Aplikimi për projektin duhet të dërgohet duke përdorur formularët përkatës  (shih më poshtë) në adresën elektronike të Ambasadës. Në subjektin e  e-mailit, ju lutemi të shënoni:  “Aplikim për bashkëpunim kulturor/Application for Cultural Support”.

Formularët e nevojshëm për aplikimin e projekteve:

Për të mundësuar shqyrtimin e aplikimit, dokumentacioni duhet të paraqitet në formularët përkatës  në gjuhën angleze. Aplikimi duhet  të përmbajë:

 

Gjatë përzgjedhjes së projekteve kulturore, Ambasada u jep përparësi projekteve  kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit institucional afatgjatë ndërmjet Norvegjisë dhe Shqipërisë, dhe jo aktiviteteve të njëherëshme.

Norvegjia po përgatitet për një jubile të rëndësishëm në vitin 2028, kur do të shënohet 200-vjetori i lindjes së dramaturgut dhe poetit norvegjez Henrik Ibsen. Në këtë kuadër, do të ishin me interes edhe projekte që promovojnë veprën e tij të pasur krijuese.

Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, honoraret e autorëve dhe shpenzime të ngjashme nuk përbëjnë kategori prioritare për financim nga Ambasada.

Përpara dërgimit të aplikimit, ju lutemi të konsultoni edhe burime të tjera të mundshme për mbështetje financiare në fushën e kulturës, veçanërisht për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, akomodimit dhe honorareve, të cilat nuk përbëjnë prioritet për financim nga Ambasada.

 

Burime të tjera të mundshme të mbështetjes:

  • Norwegian Arts Abroadështë një rrjet programesh të ndryshme institucionale të financimit, që synojnë nxitjen e  promovimit ndërkombëtar të kulturës norvegjeze. Programet fokusohen kryesisht në projekte norvegjeze në fushën e artit, projekte komerciale dhe projekte të orientuara drejt eksportit. Ato mbulojnë fushat e  muzikës, dizajnit, artit dhe zejtarisë,  arkitekturës, letërsisë, filmit dhe televizionit.  Më shumë informacion është i disponueshëm në faqen zyrtare të Norwegian Arts Abroad. Shembuj të profesionistëve të kulturës dhe projekteve që kanë përfituar mbështetje për realizimin e projekteve në Kroaci mund të gjenden  këtu.
  • Norwegian Literature Abroad (NORLA):Mbështetja e NORLA-s është pjesë e sistemit të lartpërmendur të mbështetjes, me fokus në promovimin e letërsisë norvegjeze. Përkthyesit, botuesit ose organizatorët e festivaleve dhe konferencave mund të aplikojnë për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit ose për pjesëmarrje në veprimtari përkatëse.

 

Shembuj të bashkëpunimit të suksesshëm

Në vijiim paraqesim shembuj të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Norvegjisë dhe Kroacisë. Projekti juaj mund të jetë i ngjashëm me këta shembuj, por nuk është e domosdoshme të jetë i tillë!

 

Oliver Lovrenski në Zagreb

 

imageseuhc.png

 

 

Në vitin 2026, Ambasada mori pjesë aktive dhe ofroi mbështetje financiare për turneun rajonal të autorit të ri norvegjez me origjinë kroate, Oliver Lovrenski, gjatë të cilit ai promovoi romanin e tij “Kur ishim më të rinj”, në përkthimin e Misho Grundlerit. Romani trajton sfidat e rritjes, identitetin dhe presionet shoqërore. Në bashkëpunim me Festivalin e Empatisë, Shoqatën Kroate të Përkthyesve Letrarë dhe studentët e gjuhës norvegjeze të Fakultetit Filozofik në Zagreb, u realizua një program i pasur, nga një punëtori për shëndetin mendor të të rinjve, nën drejtimin profesional të dr. Handlit, deri te një bashkëbisedim mbi librin i udhëhequr në mënyrë akademike, si dhe një punëtori për përkthimin për studentët, në prani të autorit.

 

Ky projekt ndërdisiplinor ndërthuri praktikat e konsoliduara të bashkëpunimit kulturor të deritanishëm me përmbajtje të reja, duke kontribuar në rritjen e cilësisë dhe në zgjerimin e diversitetit të audiencës.

 

Max, Mischa dhe ofensiva Tet në Teatrin e të Rinjve në Zagreb       

  imagev4h48.png

                                                                                                          Marko Ercegoviq

 

Premiera teatrore e dramës “Max, Mischa dhe ofensiva Tet”, nga autori norvegjez Johan Harstad, në përkthimin e Anja Majnariq, u shfaq në Teatrin e të Rinjve të Zagrebit (ZKM) në vitin 2025. Regjisori kroat Ivica Buljan solli në skenë romanin kompleks të këtij autori bashkëkohor norvegjez, duke realizuar një bashkëpunim shumë të suksesshëm ndërmjet ZKM-së, NORLA-s (Agjencia Norvegjeze për Promovimin e Letërsisë Jashtë Vendit) dhe Ambasadës.

Rezultati i lidhjeve të ngushta ndërmjet institucioneve kulturore kroate dhe norvegjeze shihet edhe në rastin e regjisorit Ivica Buljan, i cili ftohet rregullisht për të vënë në skenë shfaqje në Norvegji.

 

 

Mbështetja për shkrimtarët, muzikantët dhe filmin norvegjez në Kroaci

 

Ambasada bashkëpunon me sukses me botuesit kroatë të letërsisë norvegjeze, si dhe me promovuesit e muzikës dhe merr pjesë në projekte të ndryshme të tyre. Në mënyrë të ngjashme, Ambasada bashkëpunon me kinema të pavarura dhe festivale të ndryshme të filmit që shfaqin filma norvegjezë.

Përgjegjësinë kryesore për përzgjedhjen e përmbajtjes dhe organizimin e vizitave  e kanë botuesit, organizatorët dhe promovuesit. Ambasada kontribuon duke organizuar pritje dhe ngjarje shoqëruese, duke ofruar mbështetje në promovim dhe/ose duke mbuluar shpenzime të vogla teknike, si qiraja e hapësirave, përkthimi, pajisjet e zërit dhe shpenzime të ngjashme.

image27ft.png                                                                                             Photo   Writer Jo Nesbø

 

 

Ligjërata për Norvegjinë

Ambasada ofron gjithashtu prezantime dhe ligjërata për Norvegjinë për organizata, kompani dhe institucione në Shqipëri. Ligjëratat mund të përshtaten sipas nevojave dhe interesave tuaja. Këto ligjërata janë falas dhe zhvillohen në gjuhën angleze.

Për pyetje, aplikime dhe informacione të mëtejshme lidhur me ligjëratat falas, ju lutemi na kontaktoni përmes e-mailit ose në numrin e telefonit 00385 (1) 6273 800.