Humbja/Skadimi i kartelës së lejes së qëndrimit apo dokumentit të udhëtimit

Humbja/Skadimi i kartelës së lejes së qëndimit (leje qendrimi të vlefshme në Norvegji)

Në mënyrë që të aplikoni për një vizë-D për shkak të humbjes/skadimit të kartelës së qëndrimit kur ende keni një leje të vlefshme qëndrimi në Norvegji, duhet të ndiqni këto udhëzime:

  • Dërgoni një e-mail Ambasadës në emb.ankara.immigration@mfa.no 
    me titullin «KARTELA E LEJES SË QËNDRIMIT E HUMBUR/SKADUAR» dhe bashkëngjitni dokumentet e mëposhtme:

SHPJEGIM TË DETAJUAR TË NËNSHKRUAR se përse nuk keni aplikuar për një kartelë të re para se të skadonte kartela e vjetër; shih kapitullin 5 të RS 2012-011. Në shpjegim ju duhet të tregoni se kur jeni larguar nga Norvegjia dhe ku keni qenë që nga largimi juaj nga Norvegjia.

SHPJEGIM TË DETAJUAR TË NËNSHKRUAR se kur dhe si është vjedhur/humbur kartela juaj e qëndrimit. Në shpjegim ju duhet të tregoni se kur jeni larguar nga Norvegjia dhe ku keni qenë që nga largimi juaj nga Norvegjia.

  • Kontaktoni një zyrë të VFS Global për të paraqitur aplikimin tuaj:

Pas shqyrtimit të aplikimit tuaj, Ambasada do t'ju njoftojë se si dhe kur mund të aplikoni për vizë-D në mënyrë që të udhëtoni përsëri në Norvegji. Kur aplikoni, ju duhet të paguani një tarifë shërbimi tek VFS Global. Në mënyrë që VFS Global të pranojë aplikimin tuaj, ju duhet të paraqisni të gjitha dokumentet e kërkuara dhe pasaportën tuaj në zyrën e VFS Global. Për këtë, ju lutemi sigurohuni që të keni të gjitha dokumentet e mëposhtme para se të shkoni në VFS:

  • Formulari i aplikimit për vizë Shengen i plotësuar me dorë.
  • RAPORTI I POLICISË nëse kartela juaj e qëndrimit është humbur ose vjedhur. Ju duhet të raportoni në policinë lokale dhe të shpjegoni se kur, ku dhe si është humbur/vjedhur kartela, shih kapitullin 5 të RS 2012-011.
  • SHPJEGIM TË DETAJUAR TË NËNSHKRUAR se përse nuk keni aplikuar për një kartelë të re para se të skadonte kartela e vjetër; shih kapitullin 5 të RS 2012-011. Në shpjegim ju duhet të tregoni se kur jeni larguar nga Norvegjia dhe ku keni qenë që nga largimi juaj nga Norvegjia.
  • SHPJEGIM TË DETAJUAR TË NËNSHKRUAR se kur dhe si është vjedhur/humbur karleta juaj e qëndrimit. Në shpjegim ju duhet të tregoni se kur jeni larguar nga Norvegjia dhe ku keni qenë që nga largimi juaj nga Norvegjia.
  • Kopja e faqes identifikuese e pasaportës tuaj si dhe të GJITHA faqet e përdorura të pasaportës
  • 2 foto biometrike
  • Pasaporta

Ju lutemi keni parasysh se koha e shqyrtimit të aplikimit mund të zgjasë deri në 3 muaj. Në shumicën e rasteve, Ambasada duhet të konsultohet me UDI nëse duhet të lëshojë një vizë-D apo jo.

 

Humbja/Skadimi i kartelës së lejes së qëndrimit (leje qëndrimi të skaduar në Norvegji)

Nëse leja juaj e qëndrimit në Norvegji ka skaduar, sipas udhëzimeve të UDI, aplikimi për ripërtëritjen e lejes i dorëzuar jashtë Norvegjisë do të refuzohet në baza formale. Për këtë arsyje, Ambasada nuk mund të ju ndihmojë më tej në çështjen tuaj. Ju lutemi lexoni më shumë këtu: UDI 2010-091 (udiregelverk.no)

 

Humbja/Vjedhja e dokumentit të udhëtimit (kur keni leje qëndrimi të vlefshëm në Norvegji)

Në mënyrë që të aplikoni për dokument udhëtimi (LP) për shkak të humbjes/vjedhjes së dokumentit kur ende keni një leje të vlefshme qëndrimi në Norvegji, duhet të ndiqni këto udhëzime:

  • Dërgoni një e-mail Ambasadës në emb.ankara.immigration@mfa.no 
    me titullin «DOKUMENTI I UDHËTIMIT I HUMBUR/VJEDHUR» dhe bashkëngjitni dokumentet e mëposhtme:

SHPJEGIM TË DETAJUAR TË NËNSHKRUAR se kur dhe si është vjedhur/humbur dokumenti juaj i udhëtimit. Në shpjegim ju duhet të tregoni se kur jeni larguar nga Norvegjia dhe ku keni qenë që nga largimi juaj nga Norvegjia. Sigurohuni të keni shkruar emrin e plotë, datën e lindjes si dhe nacionalitetin/shtetësinë.

  • Kontaktoni një zyrë të VFS Global për të paraqitur aplikimin tuaj:

Pas shqyrtimit të aplikimit tuaj, Ambasada do t'ju njoftojë se si dhe kur mund të dorëzoni aplikimin tuaj për dokument të udhëtimit. Kur aplikoni, ju duhet të paguani një tarifë shërbimi tek VFS Global. Në mënyrë që VFS Global të pranojë aplikimin tuaj, ju duhet të paraqisni të gjitha dokumentet e kërkuara dhe pasaportën tuaj në zyrën e VFS Global. Për këtë, ju lutemi sigurohuni që të keni të gjitha dokumentet e mëposhtme para se të shkoni në VFS:

  • Plotësoni formularin për Dokumentin e Udhëtimit
  • RAPORTI I POLICISË nëse dokumenti i udhëtimit ka humbur ose është vjedhur. Ju duhet të raportoni në policinë lokale dhe të shpjegoni se kur, ku dhe si është humbur/vjedhur dokumenti i udhëtimit, shih kapitullin 5 të RS 2012-011.
  • SHPJEGIM TË DETAJUAR TË NËNSHKRUAR se kur dhe si është vjedhur/humbur dokumenti juaj i udhëtimit. Në shpjegim ju duhet të tregoni se kur jeni larguar nga Norvegjia dhe ku keni qenë që nga largimi juaj nga Norvegjia.
  • Kopja e faqes identifikuese si dhe të GJITHA faqet e përdorura të dokumentit të udhëtimit ose kopja e ndonjë dokumenti tjetër identifikues.
  • 2 foto biometrike

Në të gjitha rastet që kanë të bëjnë me dokumentet e udhëtimit, Ambasada duhet të konsultohet me UDI nëse duhet të lëshojë një LP apo jo. Koha e shqyrtimit të aplikimit: deri në 3 muaj.